Conference League, 8 ndeshje pa humbje, Aston Villa mposht edhe Lille

Nga Erald Kodhelaj
12 Prill 2024, 16:49 | Sport

Conference League, 8 ndeshje pa humbje, Aston Villa mposht edhe Lille

Aston Vila u vendos në pozita mjaft komode për një vend në gjysmëfinalet e Conference League. Anglezët fituan 2-1 në raundin e parë çerekfinal kundër Lile, duke e rritur ecurinë pozitive në tetë ndeshje pa pësuar humbje. Oli Uotkins kaloi vendasit në avantazh pas vetëm 13 minutave. Kjo ishte rrjeta e 25-të e sulmuesit në këtë sezon.

Xhon Mek-Xhin realizoi edhe rrjetën e dytë për Aston Vilën kur kronometri tregonte 56 minuta lojë. Gjithsesi, skuadra e drejtuar nga Unai Emeri nuk arriti ta mbronte si duhej avantazhin e dy golave, duke i lënë shpresa Lilë për të luftuar deri në fund.

Për këtë shërbeu goli i francezëve me Diakite, në minutën e 84-rt. Një rrjetë e cila e mban Lilën e Edon Zhegrovës në lojë për një vend në gjysmëfinale. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos