Conference league, Fiorentina frenohet në barazim pa gola nga Viktoria Plzen

Nga Dea Kozma
12 Prill 2024, 16:47 | Sport

Conference league, Fiorentina frenohet në barazim pa gola nga Viktoria

Fiorentina barazoi 0-0 në sfidën e parë çerekfinale të Conference League kundër Viktoria Plzen.

Në ndeshjen e luajtur në Republikën Çeke, rastin më të mirë për shënim të ndeshjes e kishte skuadra vendase me Vidra. Në minutën e 23-të, sulmuesi mori një asist në zonë, por tentativa e tij përfundoi vetëm pak centimetra jashtë portës. Edhe pse provoi të shënonte një gol me të cilin do të hipotekonte kalimin më tej, Fiorentina nuk arriti të çante mbrojtjen e Viktoria Plzen, që ishte e rreshtuar mjaft mirë.

Në të 65-ën ndeshja u ndërpre për disa çaste, pas hedhjes të flakadanëve në fushë nga tifozët italianë. Sfida përfundoi me rrjeta të paprekura dhe ekipi që do të sigurojë biletën në gjysmëfinale do të përcaktohet të enjten e ardhshme në Firence. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos