Një fitore e diskutueshme, Roma mposht Milan në “San Siro”

Nga Dea Kozma
12 Prill 2024, 16:42 | Sport

Një fitore e diskutueshme, Roma mposht Milan në “San Siro”

Milani u mposht minimalisht nga Roma në San Siro në një ndeshje që la për të dëshiruar. Një lojë e vakët dhe me shumë pak raste. Goli  vetëm i sfidës u shënua në minutën e 17 nga Xhanluka Mancini.

Pas një kundërsulmi të shpejt, ku vendasit pretenduan dhe për pozicion jashtëloje, për gjyqtarin çdo gjë ishte e rregullt dhe lejoi kornen. Nga aty me kokë Xhanluka Mancini nuk gaboi dhe dërgoi topin në rrjetën e Majk Menjo.

Pas kësaj, Milani provoi me Oliver Zhiru, por francezi nuk kishte saktësi. Edhe pjesën e dytë, ishte Milani që tentoi për golin e barazimit. Një mundësi të mirë kishte Adli por goditja u ndal nga portieri serb Svilar. Kaq mjaftoi për ndeshjen e parë në San Siro.

Roma kthehet në Olimpiko më e qetë me avantazhin e një goli. Kualifikimi mbetet i hapur por detyra për kryeqytetasit pas një jave në Romë do të jetë me e thjeshtë.   (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos