Europa league, Leverkusen fiton ndaj West Ham dhe vijon ecurinë pozitive

Nga Dea Kozma
12 Prill 2024, 16:45 | Sport

Europa league, Leverkusen fiton ndaj West Ham dhe vijon ecurinë pozitive

Leverkusen vijon të mos njoh humbje këtë sezon. Ekipi i Granit Xhakës mposhti 2-0 West Ham në ndeshjen e parë cerekfinale duke hedhur një hap të sigurt drejt kalimit më tej.

Aspirinat edhe pse dominuan nga fillimi, golat i shënuan vetëm në fund.  Në minutën e 83-të  Hoffman zhbllokoi rezultatin duke i dhënë epërsinë Bayerit.

Pas tij kishte kohe dhe Boniface që në të 91 të shënonte golin e sigurisë për gjermanet. Pas këtij suksesi, aspirant vijojnë ecurinë e suksesshme përveç se janë shumë pranë fitimit të titullit në Bundesligë si dhe  Kupës në Gjermani kanë 42 ndeshje rresht pa humbje. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos