Akordoi tre kartonë të kuq për t’i siguruar titullin skuadrës së zemrës, gjyqtari përjashtohet përjetësisht nga futbolli

Nga A2 CNN
15 Maj 2024, 09:04 | Futboll
Akordoi tre kartonë të kuq për t’i siguruar titullin
Jan Smit

Gjyqtari 61-vjeçar i futbollit, Jan Smit nuk do të lejohet më kurrë të gjykojë ndeshjet e organizuara nga Federata Holandeze e Futbollit. Arsyeja?! Shkak është bërë një ndeshje e Ligës së Katërt, ku skuadra e St. George, një klub nga qyteti i Spierdijk, barazoi me De Valken dhe siguroi titullin kampion.

Gjyqtari Smit ishte qartazi në anën e St. George. Ai u dha tre kartonë të kuq kundërshtarëve, përjashtoi dy lojtarë dhe trajnerin. Ai e zgjati ndeshjen me 15 minuta, pas kohës së rregullt, derisa klubi i tij shënoi për të barazuar dhe siguruar titullin. Gjyqtari festoi me ta pas ndeshjes.

 

“Këndova vetëm një këngë dhe ngrita trofeun. Kaq. Më vjen keq për këtë vendim të federatës”, deklaroi për mediat holandeze gjyqtari, i cili është edhe këngëtar.

Sipas mediave të huaja, De Valken u ankua në federatë, pasi u dëmtua rëndë në atë ndeshje. Në vitin 2021, Smit u përball gjithashtu me një penallti të rëndë e tepër të dyshimtë, por më pas federata vendosi t’i jepte një shans të dytë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos