Brajan Gruda drejt Liverpool-it, gati 17 milionë paunde

Nga A2 CNN
23 Maj 2024, 18:06 | Futboll

Brajan Gruda drejt Liverpool-it, gati 17 milionë paunde

Brajan Gruda po kthehet në një nga lojtarët më të kërkuar në merkaton e verës, e cila është në prag. 19-vjeçari shqiptar sapo mbylli sezonin e tij të parë si profesionist me Mainzin dhe tregojë se ka vlera të mëdha dhe një të ardhme të artë. Ai ishte një nga futbollistët më të rëndësishëm që i dhanë të drejtën Mainzit të luajë sërish sezonin e ardhshëm mes më të mirëve të futbollit gjerman.

Mediat angleze kanë raportuar këtë të enjte se “The Reds” kanë bërë gati 17 milionë paunde për xhevahirin e klubit gjermane. Në 28 ndeshje në Bundesligë, Gruda realizoi 4 gola dhe dhuroi 3 asiste.

19-vjeçari është pjesë e shpresave të Gjermanisë, por gjatë kohëve të fundit është folur edhe për kontakte nga Federata Shqiptare me futbollistin, i cili duket se ende nuk është i vendosur me cilën kombëtare do të luajë.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli