Arabët janë gati të bëjnë çmenduri për Rafael Leaon. Sipas “O Jogo”, Al Hilal ka ndërmend t’i paguajë Milanit klauzolën e lirimit të sulmuesit portugez, që është caktuar në 175 milionë euro.
Nëse kjo ofertë vjen, klubi kuqezi mund të mos e refuzojë dot dhe mbetet të kuptohet se cili mund të jetë vullneti i vetë lojtarit.
Sipas asaj që shkruan “O Jogo”, klubi arab synon të fitojë Kupën e Botës për Klube, kompeticion në të cilin do të marrë pjesë në verën e vitit 2025 dhe për këtë arsye i ka vënë sytë talentit portugez, gati për të trefishuar pagën aktuale prej 7 milionë eurosh që Leao merr te Milani.
Këtë sezon, Al-Hilal, një skuadër që ka në gjirin e saj lojtarë si Koulibaly, Milinkovic-Savic dhe Neymar, u bë kampione e Arabisë, duke dominuar kampionatin. Trajneri i këtij ekipi është portugezi Jorge Jesus, një arsye më shumë ndoshta për Leaon që të bindet për t’u transferuar në Arabinë Saudite. (A2 Televizion)