Fitorja e Atalantës "ndez" Bergamon, festa e tifozëve zikaltër në foto

Nga A2 CNN
23 Maj 2024, 08:20 | Futboll

Në një mbrëmje magjike në Dublin me tregolëshin e Ademola Lookmnan, Atalanta e Berat Gjimshitit shkroi emrin e saj me germa të arta në historinë e trofeve europiane.

Djemtë e Gasperinit hodhën në tapetë Leverkusenin, deri më dje e pamposhtur, të Xabi Alonsos dhe ngritën në qiell të parin trofe në historinë e klubit bergamesk.

Me një sukses të tillë, një festë legjitime shpërtheu në Bergamo. Tifozët zikaltër të Atalantës në fakt e nisën festën që në minutën e 16-të të pjesës së parë, e vazhduan dhjetë minuta më vonë, gjysmë ore pas pjesës së dytë dhe atmosfera u ndez pak minuta para orës 23:00, kur arbitri fërshëlleu për të mbyllur sfidën.

Dhjetë mijë fansa ndoqën sfidën në dy ekrane gjigante në qendër të qytetit, në Torre dei Caduti në Piazza Vittorio Veneto dhe në Viale Papa Giovanni XXIII, përgjatë rrugës drejt stacionit të trenit, disa hapa nga Porta Nuova.

Dy qendra grumbullimi për tifozët brenda 400 metrave, ndërsa në qytet kishte një ekran gjigant të brendshëm në Daste, një ish-termocentral në Celadina, drejt Seriate, i ripërdorur si një hapësirë për evente.

Në provincë, megjithatë të gjitha baret ishin plot e përplot me tifozë të Atalantës.

Ekranet gjigante nuk munguan as në Ciserano, jo shumë larg selisë së Atalantës dhe qendrës sportive Bortolotti në Zingonia. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos