Qazim Laci dhe Indrit Tuci po kalojnë një sezon ëndrrash me Spartën e Pragës. Vetëm pak ditë pas u shpallën kampion në Republikën Çeke, dyshja shqiptare arriti që të fitojë dhe të bëjë për vete dhe Kupën e Çekisë.
Në finale, Sparta e Pragës mposhti 2-1 rivalët e përjetshëm të Vikoria Plzenin në një ndeshje me shumë dinamik dhe tensione jo vetëm në fushë por edhe në tribuna.
Meritë të veçantë në sukseset e kësaj skuadre kishte padyshim dhe shqiptari Qazim Laçi që është një titullar i padiskutueshëm për ekipin çek.
Ndërkohë, Indrit Tuci u transferua në kryeqytetin çek në muajin janar dhe është aktivizuar në disa takime por në ndeshjen finale të Kupës nuk ishte në preferencat e trajnerit. (A2 Televizion)