Disa yje futbolli kanë qenë viktima të një mashtrimi miliona dollarësh në Turqi. Bëhet fjalë për emra si Arda Turan, Fernando Muslera, Emre Belözoglu, Emre Colak, Semih Kaya dhe Selcuk Inan janë mashtruar. Trajneri i famshëm turk Fatih Terim, i sapo shkarkuar nga Panathinaikos, ka denoncuar bankën turke Denizbank për këtë çështje.
“Klienti ynë ka ngritur akuzë ndaj drejtorëve të Denizbank, sepse informacionet për depozitat e dhëna nga drejtori i filialit dhe punonjës të tjerë të bankës nuk pasqyrojnë të vërtetën”, thanë avokatët e Terimit.
Prokuroria kërkon 252 vite burg për bankieren që akuzojnë si përgjegjëse për këtë mashtrim piramidal. Arda Turan, ish-lojtar i Atletico Madrid, i cili dëshmoi në nëntor 2023 në Gjykatën e Lartë Penale të Stambollit, shpjegoi se është mashtruar duke i thënë: “Investoni në këtë fond se do të keni fitime”.
“I dhashë më shumë se 13 milionë euro. Të gjitha paratë dhe mundi im. Puna e gjithë viteve viteve u zhduk papritur”, deklaronte Arda Turan.
Skandali shpërtheu në prill të vitit të kaluar, kur u bë e ditur se drejtori i një filiali të Denizbank në Stamboll kishte mbledhur miliona dollarë nga lojtarë të shumtë futbolli për një fond të supozuar me performancë të lartë.
Viktimat besonin se përfshirja e trajnerit të famshëm Fatih Terim ishte garanci e mjaftueshme e fondit, deri në pikën që skema njihej thjesht si “Fondi i Fatih Terimit”.
Në një skemë klasike piramidale, bankieri përdorte investimet e disa klientëve për të paguar përfitime të larta ndaj të tjerëve, në transaksione që kryheshin me çantat plot me kartëmonedha. (A2 Televizion)