City me një dorë te titulli, mund Tottenham dhe ngjitet në krye

Nga A2 CNN
15 Maj 2024, 12:53 | Futboll

City me një dorë te titulli, mund Tottenham dhe ngjitet në krye

Manchester City vë një dorë te titulli. Qytetarët rikthehen në vendin e parë, pasi mundën 2-0 Tottenham në Londër.

Ekipi i Pep Guardiolës ishte dukshëm më dominues në fushë. Në pjesën e parë, pavarësisht shumë tentativave drejt portës, rrjetat nuk u prekën.

Rezultati u zhbllokua në minutën e 51 nga Erling Haland. Spektakli i norvegjezit nuk u ndal me kaq. Për golin e sigurisë mendoi sërish ai që realizoi saktë nga pika e bardhë e 11-metërshit.

Një sukses i rëndësishëm ky për “Qytetarët” që i rikthen në krye me 88 pikë. Ndeshja e fundit ndaj West Ham në shtëpi do të vendosë gjithçka për titullin kampion në Premier League.   (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos