Besiktasi i Ernest Mucit ka triumfuar në Kupën e Turqisë, në finalen dramatike të fituar 3-2 ndaj Trabzonsporit.
Muçi luajti gjatë gjithë takimit, por nuk mund të lërë gjurmë në këtë sfidë, e cila u bë dramatike në minutat e fundit.
Basiktasi po fitonte 2-1 deri në minutën e 89 kur Trabzonspori befasoi me Pepen, por festa e miqve nuk zgjati shumë pasi Al Musrati vulosi rezultatin 3-2 dhe triumfin në Kupën e Turqisë.
Ky ishte trofeu i 11 për Besitasin në Kupë dhe renditet i dyti pas Galatasarayt, i cili e ka fituar 18 herë. (A2 Televizion)