Festë pas penalltive, Flamurtari fiton me Apoloninë dhe shkon në Laç për play out

Nga A2 CNN
16 Maj 2024, 16:03 | Futboll

Festë pas penalltive, Flamurtari fiton me Apoloninë dhe shkon në

Laçi-Flamurtari do të jetë finalja e Play Out në Kategorinë Superiore. Skuadra nga Vlora arriti të fitojë kundër Apolonisë pasi u tregua më e saktë nga ruleta e penalltive.

Koha e rregullt dhe shtesa përfunduan me rrjeta të paprekua ndonëse rastet nuk munguan për të dyja skuadrat. 120 minuta të luftuara veçanërisht nga vlonjatët që edhe pse ishin me një lojtar më pak , pas dy kartonëve të verdhë të Frashërit, arritën ta menaxhonin mirë lojën dhe ta çonin takimin te penalltitë.

Flamurtari ishte më i saktë me portierin Aldo Teqja që padyshim ishte heroi i ekipit pasi arriti të pres dy penallti dhe të shënojë një gol ndërsa gjithçka përfundoi me shifrat 3-4 në favor të Vlorës.

Në këtë mënyrë objektivi i Flamurtarit për një vend në Superiore vijon edhe pse tani i pret një detyrë shumë e vështirë përballë Laçit këtë të dielë në transfertë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos