Mbarojnë pushimet për Silvinjon, niset drejt Shqipërisë, vajza e tij ndan fotot dhe videon emocionuese

Nga A2 CNN
15 Maj 2024, 14:35 | Futboll

Pushimet e trajnerit të Kombëtares shqiptare, Silvinjo, kanë përfunduar. Tashmë, ai duhet të nisë nga puna për Europianin e Gjermanisë.

Tashmë braziliani është nisur për në Shqipëri. Lajmi është bërë i ditur nga vetë vajza e tij përmes disa postimeve në rrjetet sociale.

Tati Mendes ka ndarë disa foto të takimit mes prindërve, pasi ajo është nisur drejt Madridit dhe Silvinjo në vendin tonë, ndërsa nëna do të qëndrojë në Lisbonë.

Tati ka ndarë dhe një video të trajnerit, i cili është në aeroport me mbishkrimin: "Shihemi në Gjermani babi, të dua shumë".

Shikoni VIDEON 

 

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli