“Ti drejtor m***, vij t’i këpus veshët”, Allegri denoncohet nga drejtori i TuttoSport

Nga A2 CNN
16 Maj 2024, 12:29 | Futboll

“Ti drejtor m***, vij t’i këpus veshët”, Allegri

Trajneri i Juventus, Maximiliano Allegri, ishte zjarr pas përfundimit të finales së Kupës së Italisë, ku praktikisht u kap me të gjithë, nga arbritrat te drejtori i bardhezinjve, por me sa duket ka kërcënuar edhe drejtorin e TuttoSport.

Pikërisht ky i fundit, Guido Vaciago, ka denoncuar Allegrin, duke zbuluar edhe disa nga fjalët që Allegri iu drejtua:

“Ti drejtor dreqi, thuaj të vërtetën. Po, ti drejtori m…, shkruaj të vërtetën. Unë e di ku ti rri, e di ku të pres. Të vijë aty dhe t’i këpus të dy veshët, të godas në turi, po shkruaj të vërtetën në atë gazetën tënde”, rrëfen drejtori i TuttoSport, ato që sipas tij i ka thënë Allegri. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos