Fjalët e Masimiljano Alegrit në prag të Kupës tingëlluan si një lamtumirë. Kjo edhe sepse klubi i ka drejtuar sytë nga e ardhmja dhe po sheh përtej finales.
Revolucioni në radhët e bardhezinjve do të nisë nga stoli. Alegri do të largohet dhe drejtuesit e Juventusit kanë zgjedhur pasardhësin. Ai është Tiago Mota, magjistari i mrekullisë me emrin Bolonja.
Sipas mediave, klubi ka arritur akordin me trajnerin brazilian të natyralizuar si italian, për kontratë 2-vjeçare, me opsion për të rinovuar edhe për vitin e tretë. Paga e teknikut do të jetë 3,5 milionë euro në sezon. Megjithatë, firma në kontratë ende nuk është hedhur. (A2 Televizion)