Ligue 1, PSG “poker” ndaj Lorient, titulli një hap larg

Nga Dea Kozma
25 Prill 2024, 17:09 | Futboll

Ligue 1, PSG “poker” ndaj Lorient, titulli një hap larg

Ndeshja e rikuperuar për javën e 29-të të Ligës së Parë franceze ndërmjet PGS dhe Lorient përfundoi me suksesin 4-1 jashtë fushe për kryeqytetasit. Ky rezultat bën që skuadra e Luis Enrikes ta shohë veten një hap larg titullit të 12-të kampion në Francë.

Sfida u vendos nga dygolëshat e Osman Dembélé dhe Kylian Mbappé. Kur kanë mbetur edhe katër javë nga fundi i sezonit, distanca me 11 pikë nga Monako e vendit të dytë duket e parikuperueshme. PSG mund të festojë fitimin matematik të trofeut pas dy ditëve, në ndeshjen ku do të presë në shtëpi Le Havre-n.

Në takimet e tjera, Monako mposhti 1-0 Lilën me golin e Fofanas, ndërsa Marsejë-Nicë u mbyll në barazim 2-2.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi