Sondazh: Të bëhesh i pasur në Shqipëri është:
  • E lehtë 10%
  • E vështirë 60%
  • E pamundur 30%

Me Hysajn në fushë, Lazio mposht Genoa-n dhe kalon në çerekfinale të Kupës së Italisë

Nga A2 CNN
5 Dhjetor 2023, 23:26 | Futboll

Me Hysajn në fushë, Lazio mposht Genoa-n dhe kalon në

Lazio është duke luftuar në 3 kompeticione këtë sezon. Pasi kaloi grupin në Champions League, kryeqytetasit arritën të kalojnë edhe në çerekfinale të Kupës së Italisë.

Në ndeshjen e zhvilluar këtë të martë, me disa ndryshime në formacion, pjesë e të cilit ishte edhe Hysaj, Lazio arriti të triumfojë minimalisht 1-0 ndaj Genoas, me golin e vetëm të realizuar që në minutën e 5 nga Guendouzi.

Ndërkohë, mbrëmjen e së mërkurës do të luhet edhe ndeshja tjetër e Kupës së Italisë Fiorentina-Parma.

A2 CNN Livestream

Dita jonë