Sondazh: Të bëhesh i pasur në Shqipëri është:
  • E lehtë 9%
  • E vështirë 64%
  • E pamundur 27%

U krijua një vit më parë, skuadra fiton titullin në elitën e futbollit në Turkmenistan, të gjitha fitore

Nga A2 CNN
5 Dhjetor 2023, 22:46 | Futboll

U krijua një vit më parë, skuadra fiton titullin në

Një ekip futbolli në Turkmenistan ka thyer çdo pritshmëri, por jo të ish-presidentit të vendit, Kurbanguly Berdymukhamedov, i cili e krijoi atë në prill të vitit të kaluar.

Që në vitin e parë, skuadra e quajtur Arkadag arriti të fitojë titullin në ligën më të lartë të këtij shteti. Ai nuk është një klub i zakonshëm pasi është krijuar nga ish-udhëheqësi autoritar Berdymukhamedov, i cili marrë në ekip pjesën më të madhe të futbollistëve të kombëtares së këtij shteti.

Megjithatë, ndoshta me të drejtë, pjesa më e madhe e tifozëve të skuadrave të tjera pretendojnë për manipulim të ndeshjeve.

Kurbanguly Berdymukhamedov ia dorëzoi drejtimin e vendit djalit të tij vitin e kaluar dhe tashmë është kryetar i parlamentit. Katër ndeshje nga fundi, skuadra u shpall kampione pasi kishte koleksionuar vetëm fitore.

 

A2 CNN Livestream

Dita jonë