Spektakël dhe vuajtje për Realin në Kupë

Nga A2 CNN
17 Janar 2025, 09:29 | Futboll

Spektakël dhe vuajtje për Realin në Kupë

Real Madrid ka kaluar në turin tjetër të Kupës së Spanjës mes shumë vuajtjesh, pasi i janë dashur kohët shtesë për të siguruar kualifikimin përballe Celta Vigos me shifrat 5-2.

Madrilenët dominuan sfidën dhe krijuan disa raste derisa gjetën edhe golin me anë të Mbape, pas një aksioni i cili filloi me pretendime për penallti të miqve. Avantazhi ua bëri punën më të thjeshtë madrilenëve, të cilët dyfishuan shifrat me Vinicius dhe u dukën në kontroll të plotë të duelit, shkruan A2.

Por në minutën e fundit ndryshoi gjithçka, pasi Bamba shkurtoi diferencën e më pas Marcos Alonso me një penallti në minutën e parë shtesë vendosi baraspeshën, duke çuar ndeshjen në kohët shtesë.

Aty u desh dygolëshi i Endrick dhe një predhë e Valverde për të nënshtruar Celta Vigon dhe për të siguruar që Reali të kalonte në turin tjetër të Kupës së Mbretit.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos