Superliga Turke, Rey Manaj shkëlqen me dy gola dhe dy asist

Nga A2 CNN
25 Janar 2025, 13:42 | Futboll

Superliga Turke, Rey Manaj shkëlqen me dy gola dhe dy asist

Rey Manaj është kthyer protagonist në Superligën turke dhe këtë e ka bërë me një paraqitje të jashtëzakonshme. Sulmuesi i Kombëtares shënoi dy gola, teksa dha edhe dy asist në fitoren 5 me 2 që Sivaspori regjistroi përballë Kajseri-spor, shkruan A2 CNN.

Superliga Turke, Rey Manaj shkëlqen me dy gola dhe dy asist

Manaj zhbllokoi ndeshjen pas vetëm 5 minutave lojë, me një diagonale potente. Në fundin e pjesës së parë ai dha asistin për Rodrigues, që rriti shifrat përkohësisht në 3 me 0. Kuqeziu shërbeu edhe për golin e katërt në Bashan, ndërsa në minutën e 92-të të lojës, vulosi triumfin 5 me 2 për Sivaspor. Manaj është ngjitur në kuotën e 6 golave sezonalë në Superligën turke. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos