Surprizë në FA Cup, Liverpool eliminohet nga Plymouth

Nga Dea Kozma
10 Shkurt 2025, 12:22 | Futboll

Surprizë në FA Cup, Liverpool eliminohet nga Plymouth

Surpriza në FA Cup. Pas Chelsea, edhe Liverpool është eliminuar në raundin e 1/16 nga skuadra e Plymouth që militon në Championship (kategoria e dytë angleze).

“The Reds” u mundën minimalisht në raundin e 1/16 dhe kaq ka mjaftuar për t’i nxjerrë jashtë nga ky event.

Trajneri Arne Slot aktivizoi të gjithë lojtarët që këtë sezon nuk kanë marrë shumë minuta mirëpo ndeshja nuk shkoi sipas parashikimeve. Në "Home Park" vendasit u futën në fushë me besim, ndonëse në pjesën e parë e panë veten disa herë të rrezikuar. Pavarësisht tentativave të kryesuesve të Premier League takimi u vendos nga një gol i Hardie në minutën e 53 nga pika e bardhë e penalltisë.

Liverpool u hodh i gjithë në sulm, por vendasit nuk lanë shumë hapësira. Të fundit në renditjen e Championship, Plymouth arriti të eliminoi gjigantët e Liverpool dhe të kalojë në fazën tjetër të trofeut. 

Në takimin tjetër, Aston Villa eliminoi Tottenham duke e mundur me rezultatin 2-1. Ramsey që në minutën e parë. Pas tij në pjesën e dytë, Morgan Rodgers dyfishoi shifrat, ndërsa goli në fund i Tel shërbeu vetëm për statistika për skuadrën e Tottenham që i ka lamtumirën trofeut. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos