Teuta konfirmoi momentin jo të mirë të Dinamos, duke i ndalur blutë në barazim 0-0.
Kjo ishte ndeshja e tretë me radhë që skuadra e Ilir Dajës nuk gjen fitoren, duke u shkëputur disi nga kreu.
Gjithsesi, kryeqytetasit mbeten në zonën e sigurt për “Final Four”, teksa durrsakët e shohin veten ende në zonën play-out.
Fitore me peshë e Laçit në fushën e Skënderbeut. Bullari dhe Melo shënuan golat e triumfit 2-0 të kurbinasve, që dalin nga zona e ftohtë dhe për momentin mund të marrin frymë lirisht.
Korçarët nga ana e tyre janë të fundit dhe duken ekipi më i rrezikuar për të rënë nga kategoria. (A2 Televizion)