United në krizë, trajneri Ten Hag me masa të rrepta për lojtarët

Nga A2 CNN
1 Nëntor 2023, 11:02 | Futboll

United në krizë, trajneri Ten Hag me masa të rrepta për

Manchester United është shumë larg pritshmërisë për këtë sezon. Vendi i tetë në Premier Legue ka bërë që djajtë e kuq të humbin durimin dhe të kërkojnë sa më shpejt kthesën.

Së fundmi, humbja 3-0 ndaj Manchester City nuk është kaluar lehtë te skuadra e veçanërisht nga trajneri Ten Hag.

Rezultatet e dobëta dhe forma jo e mirë që lojtarët po tregojnë në fushën e blertë, kanë bërë që kryepankina të marrë disa masa për ekipin, si dhe një dënim të pazakontë.

Sipas "The Sun", pas përfundimit të derbit të Manchester, trajneri Ten Hag i ka detyruar lojtarët të mos largohen dhe për më të tepër të qëndronin në qetësi për të dëgjuar festën e “Qytetarëve” në anën tjetër.

E sikur të mos mjaftonte kjo, edhe dita e pushimit e planifikuar një ditë pas sfidës, është anuluar.

Skuadra ka bërë një analizë dhe autokritikë të thellë pas një fillimi të dobët dhe zhgënjyes të sezonit. Deri më tani, Manchester United ka pësuar 5 humbje në 10 ndeshje. Aktualisht “djajtë e kuq” janë në vendin e tetë me 15 pikë.

 

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Ditari nga Loneta Progni