Sondazh: Të bëhesh i pasur në Shqipëri është:
  • E lehtë 0%
  • E vështirë 83%
  • E pamundur 17%

Vllaznia prezanton trajnerin e ri

Nga Erald Kodhelaj
31 Tetor 2023, 18:30 | Futboll

Marrëveshja rrufe me Vllazninë. Stërvitja e parë me skuadrën dhe më pas prezantimi zyrtar përpara mediave. Aventura e Qatip Osmanit në Shkodër ka nisur në rend të pazakontë të ngjarjeve. Megjithatë, rëndësi ka që trajneri e ka të qartë situatën, historikun e klubit dhe ambiciet.

“Vllaznia është një ekip që synon kreun e tabelës. Mendoj se të gjithë së bashku, neve në klub dhe tifozët, do t’ia arrijmë qëllimit. Për shkak të dëmtimeve dhe mungesave nuk do të bëjmë ndryshime të mëdha në formacionin titullar. Do mundohemi të kemi përmirësim të vogël në lojën ofensive”, tha Osmani.

Me ide të qarta dhe pa doreza për atë çfarë i nevojitet skuadrës, flet numri dy i ri i stolit të Vllaznisë, Bashkim Ljivoreka: “Në merkaton e janarit do të provojmë të bëjmë dy apo tre afrime me lojtarë cilësorë. Handikapi i Vllaznisë ka qenë në mesfushë, ku mungojnë lojtarët kreativë”.

Trajneri Osmani dhe stafi i tij debutojnë këtë të mërkurë te Vllaznia, në ndeshjen kundër Erzenit, në “Loro Boriçi”.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu