Videoja bëhet virale, kush është brunja misterioze që magjepsi Mbappe-n?

Nga A2 CNN
24 Maj 2024, 09:01 | Futboll

Kylian Mbappe është në qendër të vëmendjes së mediave, pasi ka konfirmuar largimin nga PSG dhe pritet që të prezantohet si lojtar i ri i Real Madrid para fillimit të Euro 2024 në Gjermani.

Por francezi mbetet kryefjalë e mediave edhe për një video të bërë virale së fundmi, e filmuar në festën e lamtumirës që ai organizoi për bashkëlojtarët dhe shokët e tij në Kanë, ku një vajzë misterioze e ka lënë pa fjalë.

Brunja simpatike, e cila shihet duke valëvitur flamurin francez e ka magjepsur yllin e “Gjelave”, aq sa shikimi duke i ngulur sytë nga Mbappe ka pushtuar rrjetin.


Të gjithë janë bërë kurioz të ditën se kush ishte vajza misterioze dhe mediat rozë kanë zbuluar se ajo është Lea, një influencere dhe modele.

Para se të etiketohej në postim, Lea kishte pak më shumë se 10,000 ndjekës në Instagram, por flirti me Mbappe ka bërë që në vetëm pak orë, të arrijë në 90,000 ndjekës.

Komentet nën postimet e saj ishin nga më të ndryshme.

Mbappe ka pasur të drejtë, çfarë bukurie!”, shkruan një fans i yllit francez, ndërsa një tjetër shkon edhe më tej duke komentuar: “ti je ajo që do të na sjellësh breshkat mini-ninja”, duke iu referuar krahasimit që i bëjnë Mbappe me breshkën e famshme ninja, Donatello.

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Dita jonë 2024