West Ham nis ofensivën për Ernest Muçin

Nga A2 CNN
25 Janar 2025, 13:49 | Futboll

West Ham nis ofensivën për Ernest Muçin

Prej kohësh ka qenë nën vëzhgim, por në merkaton e janarit duket se ka nisur edhe ofensiva e West Ham për Ernest Muçin. Ylli 23-vjeçar i Beshiktashit është në radarët e disa klubeve europiane, nga Italia, në Gjermani e Spanjë.

Duke qenë se ai po vazhdon të shkëlqejë për gjigandët turq dhe në arenën ndërkombëtare, te West Hami janë bindur të hidhen në sulm dhe të fitojnë garën. Janarin e kaluar, Beshiktashi e bleu kuqeziun për 10 milionë euro nga Legia e Varshavës dhe mund ta shesë për një ofertë të mirë.

Sipas lajmeve nga Anglia, klubi i Premier Ligës e ka vendosur sulmuesin në agjendën e përforcimeve. Në këtë sezon me Beshiktashin, Muçi ka shënuar 5 gola dhe ka dhënë dy asist në 23 ndeshje. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos