Sondazh: Sipas jush, brezi më i lumtur është:
  • X (1960-1980) 33%
  • Millenials (1981-1996) 56%
  • Z (1997-2011) 11%
  • Alpha (2012-2025) 0%

Hodhën flakadanë në fushë gjatë ndeshjes Partizani-Tirana, 2 tifozë në pranga! 6 të tjerë në hetim

Nga A2 CNN
17 Shkurt 2024, 09:18 | Sport

Hodhën flakadanë në fushë gjatë ndeshjes

2 tifozë janë arrestuar pasi kanë hedhur flakadanë në fushë gjatë ndeshjes Partizani-Tirana, e ndërsa 6 të tjerë janë vënë në hetim. Mësohet se në pranga kanë rënë F. K., 21 vjeç, banues në Tiranë, dhe K. S., 36 vjeç, banues në Fushë Krujë pasi ditën e djeshme, kanë hedhur flakadanë, gjatë ndeshjes.

E ndërsa u proceduan penalisht F. L., 34 vjeçe, A. B., 18 vjeç, K. A., 25 vjeç, R. M., 20 vjeç, Xh. R., 18 vjeç, dhe një i mitur 15 vjeç, pasi gjatë kontrollit në hyrje të stadiumit, u kapën me lëndë piroteknike.

Policia njofton se vijojnë veprimet hetimore për identifikimin dhe shoqërimin e shtetasve të tjerë që kanë ushtruar veprime të kundërligjshme gjatë aktivitetit sportiv. 

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani