Vlora mirëpret ligën unike! Trepça mund Yllin dhe fiton për herë të parë trofeun

Nga Dea Kozma
12 Prill 2024, 16:53 | Sport

Për herë të parë Shqipëria mirëpriti Ligën unike në Vlorë dhe fitues i këtij edicioni u shpall Trepça e Kosovës. 8 më të mirë e Kosovës sfiduan 8 ekipet më të mira të Shqipërisë ndërsa finalja Trepcja-Ylli garantoi një spektakël të vërtetë.

Në një atmosferë elektriuzese në pallatin e sportit Flamurtari, ekipi nga Mitrovica mundi Golden Yllin me rezultatin final 66:67. Një lojë e bukur dhe me shumë emocione ndërsa nga Kosova kishin ardhur qindra tifozë për të mbështetur ekipin e tyre të zemrës. Peroida e parë foli për yllin që kaloi në avantazh me rezultatin 19:11. Në periudhën e dytë, Ylli kishte dy herë epërsi prej 13 pikësh, por fituesit e Kupës së Kosovës u rikthyen dhe bënë përmbysjen e madhe, për të shkuar në pushim me rezultat 33:34. Bashkia e Vlorës kishte menduar për çdo detaj nga ndeshja.

Përveç akomodimit dhe mikpritjes së veçantë që i bënë 8 skuadrave në Vlorë, kthyen finalen në një festë të vërtet që kënaqi çdo sportdashës. Edhe pjesa e dytë nisi me vrull dhe presion nga të dyja ekipet.

Golden Ylli mori avantazhin 52-49 por ekipi nga Mitrovica nuk u dorëzua deri në fund. Emocionet më të forta ishin në periodën e fundit. Ylli vijoji të shkëputet në rezultatin 60:47, por dy treshe radhazi nga Mikaile Tmusic bën që fituesi të mos vendosej vetëm në fund. Në momentet vendimtar,  në skenë doli i zakonshmi Darnell EJXH me shtatë pikë radhazi, ku treshja e fundit ishte e jashtëzakonshme për të vulosur rezultatin final të sfidës 66:67.Kaq mjaftoi që në pallatin e sportit në Vlorë të shpërthente festa me tifozët e shumtë të cilët kishin udhëtuar nga Mitrovica e Sueareka për ta parë nga afër këtë finale.

Më i miri i sfidës ishte Verge Jr, basketbollisti i Yllit që mbylli  takimin me 28 pikë dhe katër asist ndërsa Ejxh me 25 pikë dhe dy asisti u shpall lojtari i ndeshjes, sigurisht ato 7 pikë radhazi në fund të sfidës ndikuan tek ky çmim.

Për Trepcën ky ishte trofeu i parë në histori në Ligën Unike por drejtuesit e klubit premtojnë se nuk do të jetë i fundit.

Ekipi nga Mitrovica në çerekfinale fitoi ndaj Kamzës , kurse në gjysmëfinale ndaj Prishtinës ndërkohë në finale eliminoi Yllin, ekip që për herë të tretë radhazi gjendej në finalen e këtij trofeu ndërsa e ka fituar vetëm një herë në të kaluarën.

Organizimi arriti çdo pritshmëri. Vlora qyteti europian i sportit këtë vit vërtetoi dhe një herë se mund të mirëpres evente të tilla të cilat kthehen në një festë për çdo tifoz në pallat sportit. Sipas nënkryetarit të Bashkisë së Vlorës, qytetin bregdetar e presin  dhe shumë aktivitete të tjera për të cilat sërish pritshmëritë janë maksimale.

Pas kupës dhe superkupës se Kosovës, Trepca siguron një tjetër trofe këtë sezon ndërsa synimi i radhës është titulli kampion në Kosovës, aty ku konkurrenca është e lart por janë besimplotë se do t’ia dalin. 

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi