Sondazh: Cilat janë faktorët më të rëndësishëm për zhvillimin e një fëmije?
  • Edukimi shkollor 13%
  • Kujdesi familjar 83%
  • Ndikimi i shoqërisë 5%

Tension maksimal mes Juventusit dhe Bonuccit

Nga A2 CNN
11 Gusht 2023, 20:39 | Futboll
Tension maksimal mes Juventusit dhe Bonuccit

Fundi i aventurës së Leonardo Bonuccit te Juventusi po tensionohet gjithnjë e më shumë, diçka e paimagjinueshme vetëm pak muaj më parë. Mbrojtësi, nga kapiten i “Zonjës së Vjetër” sot është jashtë ekipit.

Siç raporton “La Gazzetta dello Sport”, avokatët e tij i dërguan klubit një email duke i kërkuar që klienti i tyre të kthehej në punë me pjesën tjetër të ekipit.

Juventus, megjithatë, u përgjigj menjëherë: “Bordi ka marrë një vendim teknik për mbrojtësin, të cilin e ka vendosur në kushtet më të mira për të vazhduar stërvitjen”.

Ky hap ligjor nga Bonucci mund ta çojë Juven përpara Bordit të Arbitrazhit. Aty mbrojtja mund të kërkojë zgjidhjen e kontratës ose më shumë, dëmshpërblim që mund të kalojë 2 milionë euro. Bonucci në këto javë po stërvitet me një orar ndryshe nga ai i skuadrës së parë, së bashku me futbollistët e tjerë jashtë projektit.

Bonucci shkoi te Juventus në vitin 2010, duke ndërprerë aventurën e tij bardhezi me vetëm një vit, kur shkoi te Milani në 2017. Ai ka luajtur 502 ndeshje me Juven, ka fituar 8 tituj kampion në Itali, 4 Kupa Italie, 5 Superkupa Italie.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi