Pas Yann Sommer, Interi ka siguruar edhe portierin e dytë.
Klubi zikaltër ka arritur marrëveshjen me Sampdorian për huazimin me të drejtë blerjeje të Emil Adueros. Portieri 26-vjeçar luante me Sampdorian prej vitit 2019.
“Jam shumë i lumtur që jam këtu, mezi pres të nis aventurën e re. Për mua është një hap përpara në karrierë, vij në një klub që e njohin të gjithë”, ishin fjalët e para të Auderos si futbollist i Interit.
Ndërkohë, zikaltërit kanë gati edhe një tjetër goditje në merkato. Bëhet fjalë për mesfushorin Samardzic, i cili do t’i kushtojë Interit 22 milionë euro. (A2 Televizion)
