Partizani “milioner”, shumat e përfituara nga skuadrat shqiptare në kompeticionet europiane

Nga A2 CNN
11 Gusht 2023, 15:17 | Futboll

Lavdi dhe miliona euro përfitime. Rritje e koeficientit dhe ndjekje e ëndrrës për të luajtur në futbollin e madh europian. Aventura e Partizanit në Conference League i ka dhënë shumë arsye të kuqve përse të kërkojnë suksesin me çdo kusht.

Sipas shpërblimeve të UEFA-s, skuadrat përfitojnë nga 100 mijë euro për secilin tur kualifikues. Për eliminimin në turin e parë akordohen edhe 150 mijë euro ekstra, largimi nga turi i dytë shpërblehet me 350 mijë euro, ndërsa eliminimi në turin e tretë me 550 mijë euro.

Pas fitores në Letoni me Valmiera-n, Partizani sheh fazën play off dhe nëse nuk do t’ia dilte, do të përfitonte 750 mijë euro për eliminimin. Gjithashtu, çdo ekip kampion në ligat europiane si të kuqtë, shpërblehen edhe me 260 mijë euro nëse nuk kualifikohen në grupet e kupave të Europës.

Sipas ndarjes së përcaktuar nga UEFA, Vllaznia dhe Egnatia përfituan 250mijë euro secila, 100 që luajtën në turin e parë të Conference League dhe 150 qëu eliminuan. Tirana siguroi 550 mijë euro shpërblim: 200 mijë nga dy ture dhe350 nga eliminimi. Nga sfida me Besiktas të ardhurat e bardhebluve u rritën edheme 200-250 mijë euro nga e drejta e transferimit dhe reklamat.

Për aktivizimin në turin e tretë të Conference League, Partizani ka siguruar 1 milion e 110 mijë euro. Kalimi i mundshëm në “play-off” i garanton tëkuqve plot 1 milion e 310 mijë euro. Shifra është e lart, por do të rritje disa-fish me sigurimin e grupeve të Conference League.

Kjo është arsyeja përse në sfidën ku rivalë do të ketë kazakët e Astanës ose bullgarët e Ludogorets, kampionët e Shqipërisë do të provojnë triumfin. E njëjta vlen edhe për Ballkanin që si kundërshtarë do të ketë humbësin e çiftit Sheriff Tiraspol-BATE Borisov dhe Strugën që do të sfidojë humbësin e Zrinjski-Breidablik në turin e tretë të Europa League. Tre ekipet shqiptare në garë janë gati për luftë, për lavdinë dhe milionat nga UEFA.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani