Ditët e të nxehtit ekstrem të kësaj vere duket se nuk kanë përfunduar ende për Italinë.
Autoritetet presin rritje të ndjeshme të temperaturave në ditët në vijim, ku qytetet që pritet ta ndjejnë më shumë këtë valë të re do të jenë Firencen, Brescia dhe Bolzanon.
Ndërkohë, temperatura të larta janë paralajmëruar dhe në Bolonja, Perugia dhe Verona.
Ministria e Shëndetësisë iu kërkon qytetarëve që të marrin masa dhe të shmangin daljen në diell në orët e mesditës, sidomos fëmijët dhe të moshuarit.
Valët e të nxehtit ndodhin kur regjistrohen temperatura shumë të larta për disa ditë rresht, shpesh të shoqëruara me lagështi të madhe, rrezatim të fortë diellor dhe mungesë ajrimi. (A2 Televizion)