Sondazh: Cilin stil pëlqeni më shumë për dekorimet e fundvitit?
  • Tradicional 50%
  • Modern 19%
  • Pak nga të dyja 31%

Anija shkrumbohet nga flakët pranë ishullit grek

Nga A2 CNN
15 Gusht 2023, 17:34 | Bota

Pesë turistë britanikë janë shpëtuar pasi anija me të cilën po lundronin pranë brigjeve të ishullit grek Zakynthos shpërtheu në flakë.

Mediat greke raportojnë se vetëm njëri nga turistët u dërgua në spital me djegie të shumta në trup, ndërsa 4 të tjerët shpëtuan pa lëndime pasi anija u përfshi nga flakët rreth 80 metra larg bregut.

Është e paqartë çfarë e shkaktoi rënien e zjarrit, por sipas mediave greke, ai u përhap me shpejtësi në anije. Në internet janë shpërndarë edhe pamje të momentit kur anija është nën pushtetin e zjarrit.

Debat - nga Alba Alishani