
Admirimin e yjeve në bregdetin e Salentos një turist ende i paidentifikuar e ka kthyer në një aventurë më vete, teksa ka vendosur krevatin e tij dopio në bregun e Torre San Giovanni.
Në natën e "yjeve që bien", personi në fjalë ka dashur të përjetojë në mënyrën më të mirë eksperiencën nga bregu i San Lorenzo-s dhe si më mirë sesa shtrirë në një krevat buzë detit, mund ta kalonte atë.
Fotoja që po bën xhiron e rrjetit është shkrepur në agimin e 11 gushtit.
Por kjo eksperiencë e veçantë, ka edhe kosto, pasi kryebashkiaku i Ugentos, Salvatore Chiga ka paralajmëruar se rasti do të hetohet nga policia lokale.
Chiga dënoi rastin duke thënë: “Të mbash një shtrat dopio mbi shkëmbinj nuk është në rregull, as e ligjshme. Unë kam porositur policinë vendase të kryejë hetime, këto sjellje nuk duhet të përsëriten kurrë”.