U kap me 400 mijë euro drogë në Tiranë, Vetëvendosje përjashton zyrtarin

Nga A2 CNN
15 Gusht 2023, 18:17 | Kosova
U kap me 400 mijë euro drogë në Tiranë, Vetëvendosje

Lëvizja Vetëvendosje në Kosovë zhvilloi një mbledhje urgjente gjatë së cilës vendosi të përjashtojë nga strukturat e partisë Besnik Mujecin, i cili u arrestua gjatë një operacioni antidrogë në Tiranë.

Mujeci, së bashku me 4 persona të tjerë u arrestuan nën akuzën e trafikut të lëndëve narkotike sintetike të llojit ekstazi, e cila sillej në Shqipëri me autobusët e linjës së Prishtinës, për t’u shpërndarë në qytete e lokale të ndryshme.

"Pas marrjes së informacionit për arrestimin e asambleistit të Komunës së Prishtinës nga radhët e subjektit tonë, Komisionin Diciplinor i LVV menjëherë ka trajtuar këtë rast. Si rrjedhojë Komisioni Diciplinor i Lëvizjes Vetëvendosje! në mbledhjen e tij mori vendim për përjashtimin e anëtarit Besnik Mujeci nga anëtarësia dhe të gjitha strukturat e Lëvizjes Vetëvendosje! Lëvizja Vetëvendosje! mbetet e përkushtuar që dukuritë e tilla të dënueshme dhe kundërligjshme, janë absolutisht të patolerueshme dhe do të luftohen e ndëshkohen”, thuhet në njoftimi ne LVV.

Gjatë operacionit “Punisher 2” u kapën 11 mijë tableta ekstazi dhe u arrestuan edhe Mithat Ramadani 30 vjeç, Kalem Picari, 24 vjeç, Ambra Myftari 28 vjeçe, dhe Daniel Avdija 26 vjeç.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi