Sondazh: Të bëhesh i pasur në Shqipëri është:
  • E lehtë 0%
  • E vështirë 100%
  • E pamundur 0%

Ushtria shqiptare në stërvitjen e NATO-s në Bullgari

Nga A2 CNN
14 Dhjetor 2022, 18:39 | Aktualitet

Forcat shqiptare ushtarake i janë bashkuar aleatëve  në një stërvitje të NATO-s që po zhvillohet aktualisht në Bullgari.

Në këto stërvitje, përveç vendit tonë marrin pjesë trupa ushtarake nga Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Bullgaria, Greqia, Italia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sipas zyrtarëve ushtarakë, kjo stërvitje komplekse e artileri të rëndë, zhvillohet për të mbrojtur territorin në rast të një agresioni.

“Një stërvitje aktive e ushtrisë shumë komplekse, e fokusuar pikërisht në mbrojtjen e territorit, nga një akt armiqësor dhe nga agresioni. Besoj se sot ky grup ka treguar se është i aftë të veprojë në mënyrë të integruar”, u shpreh komandanti i komandës së përbashkët operacionale të Italisë, gjeneral Francesco Paolo Figliuolo.

Automjetet luftarake të këmbësorisë italiane praktikuan aktivitete mbrojtëse së bashku me trupat nga Shqipëria, Greqia, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Shtetet e Bashkuara.

"Me demonstrimin e aftësive tona sot, ne njohim përpjekjet e aleatëve tanë për të mbajtur të sigurt krahun juglindor të NATO-s dhe për ta mbajtur Bullgarinë të sigurt. Shoqëria bullgare mund të ndihet më e sigurt," u tha gazetarëve shefi i shtabit të ushtrisë bullgare, admirali Emil Evtimov.

Italia mori komandën e një grupi të ri beteje të NATO-s të stacionuar në Bullgari në tetor, një nga katër të krijuara pas pushtimit rus të Ukrainës.

Para pushtimit të Ukrainës nga Rusia, NATO kishte grupe luftarake të organizuara në Estoni, Letoni, Lituani dhe Poloni. Pas pushtimit, aleanca ngriti dislokime të reja në Bullgari dhe fqinjët e Ukrainës, Hungari, Rumani dhe Sllovaki.

Kujtojmë që në korrik misioni i NATO zhvilloi në Letoni një stërvitjet ushtarake ku morën qindra ushtarë, mes tyre edhe shqiptarë, të cilët simuluan një stërvitje ku u përdorën armët e lehta.

https://a2news.com/2022/07/04/trupat-shqiptare-prane-kufirit-te-ukraines-stervitje-intensive-ne-kuader-te-nato/

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu