
Erion Veliaj është takuar me operatorët turistikë të Kavajës ku ka kërkuar votën për kandidatin socialist të kësaj bashkie.
“Na votoni që t'ua kthejmë dyfish me investime”, u tha Veliaj pronarëve të hoteleve përgjatë bregdetit të Golemit.
“Është e rëndësishme të ecim para, është një gjë serioze. E di që Kavaja vjen nga e djathta dhe se Saliu ka shumicën e mandateve në Kavajë. I kërkoj të gjithëve mbështetje. Nuk mund të merret me sportivitet e ardhmja e 4 viteve. Unë kam nevojë të mbështesni Redin që ta çojë Kavajën përpara. Qeveria nuk rrëzohet me protesta, por me votë. Në sondazhe kemi mbështetje absolute”, tha Veliaj. (A2 Televizion)