VIDEO- Momenti kur kamerieres i lënë 4400 euro bakshish, por pushohet nga puna! Arsyeja?

Nga A2 CNN
3 Maj 2023, 13:30 | Aktualitet
VIDEO- Momenti kur kamerieres i lënë 4400 euro bakshish, por pushohet

Një kamariere u pushua nga puna pasi mori një bakshish prej 4400 eurosh nga një klient shumë bujar të cilit i shërbeu. Kamarierja Ryan Brandt kishte qenë duke u kujdesur për një tavolinë me më shumë se 40 drejtues biznesi në restorantin ku punonte në Arkansas, kur iu dha bakshishi për shërbimin e saj që mesa duket u ka pëlqyer shumë klientëve.

Momenti kur kamerierja është njoftuar për bakshishin është publikuar në rrjetet sociale, ku shihet që shpërthen në lot.

Megjithatë, restoranti Oven & Tap e ka pushuar nga puna Ryan menjëherë. Kjo sepse menaxheri i kishte kërkuar që paratë t’i kalonin lokalit dhe ajo të merrte vetëm 20% të shumës. Ajo tregon se asnjëherë më parë lokali nuk i ka marrë bakshishet, prandaj nuk kishte pse duhet ta bënte kësaj here. Sigurisht Ryan nuk ka pranuar dhe prandaj është pushuar. (A2 Televizion)

https://youtu.be/oVtcMDKYCDA

A2 CNN Livestream

Latest Videos