Vuçiç, me ofendime ndaj Kurtit: Do të hapë urën e Ibrit për të dëbuar serbët

Nga A2 CNN
28 Prill 2023, 15:43 | Kosova
Vuçiç, me ofendime ndaj Kurtit: Do të hapë urën e

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, lëshoi një sërë akuzash dhe ofendimesh në drejtim të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, disa ditë përpara takimit të Brukselit. Ai pretendoi se kreu i qeverisë së Prishtinës ka vendosur që të hapë urën mbi Ibër mes Mitrovicës jugore dhe asaj veriore, sipas tij me qëllimin për të dëbuar serbët nga Kosova.

Por Vuçiç iu drejtua Kurtit duke e quajtur “Gauleiter pushtues”, një titull që e mbante një lider rajonal në partinë naziste të Adolf Hitlerit. Madje ai shton se ura e Ibrit është mbrojë e interesave të serbëve në veri të Kosovës, pasi sipas tij, nëse do të kishte qenë e hapur, shqiptarët do ta pushtonin më kohë Mitrovicën e Veriut. Ndër të tjera, presidenti tha se Serbia nuk do të anëtarësohet kurrë në NATO, teksa përsëriti presionin që po i bëhet për t’i vendosur sanksione Rusisë për të dënuar luftën e nisur në Ukrainë.

https://youtu.be/3dgPsEud_gc

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Debat nga Alba Alishani