"Zbërthimi" i Dumanit bëhet "plumb i artë" i SPAK, 32 urdhër-arreste për 8 grupe kriminale

Nga A2 CNN
19 Maj 2022, 20:22 | Kronikë

Prokuroria e Posaçme, SPAK, goditi mëngjesin e së enjtes tetë grupe kriminale në vend, të dyshuar si përgjegjës për 18 ngjarje të rënda kriminale.

Me kërkesë të SPAK, Gjykata e Posaçme, lëshoi 32 urdhër-arreste. Operacioni policor i koduar “Golden Bullet”, plumbi i artë, mundi të gjejë dhe arrestojë 9 prej  tyre. Nëntë personave të tjerë, masa e re e sigurisë “arrest në burg” iu komunikua në qelitë e burgut, ku ata qëndrojnë për llogari të veprave të tjera penale.

Ndërsa 18 të tjerë, mes të cilëve emra të bujshëm të botës së krimit, si Talo Çela e Florenc Çapja, por edhe një avokat, janë shpallur në kërkim. Sipas kreut të SPAK, katër nga grupet kriminale operonin në Elbasan, një në Durrës dhe tre të tjerë në Tiranë.

 “Ajo që është karakteristikë për këta grupe kriminale është dhuna e egër e treguar në kryerjen e krimeve, si dhe pasojat shumë të rënda të ardhura nga kjo veprimtari kriminale. Pjesëtarë të një grupi kriminal në raste të ndryshme bashkëpunojnë me grupe të cilët janë kundërshtarë të njëri - tjetrit. Hetimi ka nxjerrë në pah se grupet kriminale ishin në gjendje të paguanin shuma të mëdha parash për vrasjen e personave të cilët ata i konsideronin si kundërshtarë”, deklaroi Arben Kraja.    

Çelësi i këtij hetimi, që bashkoi në një 18 hetime ngjarjesh kriminale, të harkut kohor 2011-2022, ka qenë arrestimi i Nuredin Dumanit një muaj më parë dhe deklarimet e dhëna prej tij. 

https://a2news.com/2022/05/19/rama-reagon-ndaj-spak-respekt-per-kete-shembull-kaq-domethenes/

Kraja e Nano u treguan të rezervuar lidhur me ngjarjet e zbardhura, me argumentin e sekretit hetimor dhe faktit se operacioni është në vijim. A2CNN mësoi se mes tyre ka edhe ngjarje për të cilat SPAK ka dërguar të pandehur në sallën e gjyqit.

https://a2news.com/2022/05/19/plumbi-i-arte-nano-jane-ekzekutuar-18-masa-arresti/

Të tilla janë ekzekutimi i Everest Çekës, i Emiliano Ramazanit dhe ekzekutimi i trefishtë i Endrit Alibej, Arben Dylgjeri dhe shtetasi turk, të ndodhura në Elbasan, vrasja e vëllait të Talo Çelës në Elbasan dhe i Andi Zylyfit në Peqin. Po ashtu, ata dyshohen edhe për vrasjen e vëllezërve Haxhia dhe Dorian Shkozës e Anxhelo Avdisë, të ndodhura pranverën e vitit 2020 në Durrës.  (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/05/19/arrestimet-e-spak-berisha-boset-moren-lajmin-dhe-u-arratisen/

A2 CNN Livestream

Latest Videos