Garën e tij të katërt për kryetar të PD-së Basha e konsideroi si një ditë historike për Shqiptarët. Por ndryshe nga herët e shkuara ku ka votuar në selinë e PD-së, këtë herë iu drejtua zyrës së partisë në lagjen e tij të vjetër në njësinë 8 pasi çelësat e godinës i ka Sali Berisha.
Pas votmit, Lulzim Basha foli me tone të qeta për procesin duke përmendur edhe presione ndaj demokratëve për të mos dalë për të votuar.
“Dhe sot kjo dalje masive, të sfiduar, të sprovuar, pro të vendosur që përmes votës së tyre sot të rinisim një ringritje të PD, jo vetëm tek demokratët, por me dhembshuri për çdo shqiptar me shpresë tek Shqipëria dhe besim tek zoti.
Basha nuk pranoi t’i përgjigjet pyetjes nëse ky proces ka vlefshmëri ligjore pas vendimit të Gazmend Bardhit, përgjigje të cilën e dha rivali tjetër, Gjergji Hani.
Deklarata e rivalit Gjergj Hani ngjasonte më shumë se një urim paraprak për Lulzim Bashën ku ftoi gazetarët në konferencën për shtyp mbi procesin e votimit. (A2 Televizion)