Teksa partitë politike ndodhen në kilometrat e fundit drejt zgjedhjeve të 14 majit, qarku i Vlorës po vrapon bindshëm drejt një objektivi tjetër: Sezonit turistik veror.
Turizmi është sektori kryesor dhe që po njeh zhvillimin më të madh në Vlorë. Nëse vite më parë, ndërtimi ishte motori i ekonomisë së qytetit, tashmë turizmi është lokomotiva që tërheq pas të gjithë sektorët e tjerë.Biznesi në Vlorë duket optimist për të ardhmen.
Arben Breshani, kryetar i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë mendon se ky qytet do të jetë pikë referimi për sektorin turistik në Shqipëri dhe rajon.
“Unë Vlorën e shikoj një qytet me 300 mijë banorë, pavarësisht ngalargimet, shikoj interesin që kanë për qytetin. Unë e shikoj Vlorën me resortetë rëndësishme, pasi ka disa projekte që mund të fillojnë gjatë këtij5-vjeçari. E shikoj Vlorën si një pikë shumë të rëndësishme për kroçerat dhe sinjë qytet me industri të mirëfilltë të industrisë së turizmit”.
Zhvillimi i vrullshmi qytetit ka bërë që të gjithë të kërkojnë pronë në Vlorë dhe çmimet të kërcejnë brenda një kohe të shkurtër.
“Nëse flasim për 2-3 vite më parë, në Lungomare, në zonën më të lakmuar të qytetit, çmimet shkonin 1 mijë, 1 mijë e 200 Euro për metër katror. Ndërsa sot ka shkuar afërisht dyfishi i çmimeve. Trendi ka qenë në rritje dhe është akoma në rritje,” shprehet Ndriçim Meminaj, Agjent i Pasurive të Paluajtshme.
Meminaj pranon se ka mungesë të pronave në treg në zonën e bregut të Vlorës, dhe kjo ka bërë që zhvillimi të vendoset më tej në periferi në Radhimë.
Rritja e çmimeve ka stepur blerësit vendas e tani pronat po shiten tek të huajt, ku dominojnë klientët nga Europa Lindore.
“Blerësit më të mëdhenj të pronave në Vlorë janëqytetarë nga lindja e Evropës, si rusët, polakët etj. Më pas vijnë ata nga Evropa Perëndimore”.
Në një kohë kur Vlora përmendet në raporte ndërkombëtare si vend që pastrimi i parasë është i pranishëm në sektorin e turizmit dhe të pasurive të patundshme, kjo nuk pranohet nga operatorët e këtij sektori.
“Këtë nuk mund ta thoja, tendenca ka qenë vitet e para.Ndërsa tani edhe vetë ndërtuesit nuk lodhen shumë që t’i futen paligjshmërisë.”
Vit pas viti, Vlora ka arritur që të njihet si një destinacion turistik dhe këtë vit shpresat janë që të jetë sezoni më i mirë i të gjitha kohërave.
“Këtë vit presim më shumë turizëm, kjo për shkak të infrastrukturës dhe emrit që Vlora ka fituar si destinacion turistik,” thotë Vasil Bedinaj, Kryetar i Operatorët e Jugut.
Por edhe pse shifrat e deritanishme tregojnë se do të ketë një sezon të mbarë, duket se problemi i vetëm që mund të ndikojë negativisht është mungesa e fuqisë punëtore.
“Burimet njerëzore është problemi që ne kemi vite e kemi parashikuar dhe kemi kërkuar mbështetje në projekte të ndryshme. Kemi kërkuar mbështetje nga ministrisë,pasi turizmi është një sektor që kërkon staf të kualifikuar. Edhe pse kemi dyfishuar pagat, nuk po mundemi të gjejnë punëtorë. Ne po përpiqemi të shfrytëzojmë në maksimum burimet njerëzore brenda vendit. Po marrim punëtorë nga shtete të huaja, si Nepali, Filipine, Bali etj. Por as kjo zgjidhje nuk rezulton e qëndrueshme. Pasi punëtorët e importuar shpesh nuk kanë kualifikimin e nevojshëm, si dhe ndodh që të largohen në mënyrë të paparashikueshme."
“Një nga plagët është largimi i njerëzve dhe kjo ka një ndikim shumë tëmadh tek punësimi në sektorin e turizmit. Pasi sot nuk gjen dot kamarier,recepsionist etj,” shprehet Arben Breshani, Kryetar i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë.
Të dëshpëruar nga mungesa e zgjidhjes, biznesi drejtohet nga qeveria për ndihmë.
“Të gjithë politikat e këtij sektori dhe të qeverisë duhet të jenë të fuqishme në lehtësimin dhe subvencionin e këtyre kategorive që të mos kenë mundësi që të lëvizin jashtë. Të lehtësohet dhe marrja e vizave dhetë ketë të huaj që të vijnë të punojnë këtu”.
Luhatja e vlerës së Euros kundrejt monedhës vendase mund të jetë një tjetër faktor që do të ndikojë negativisht në sektorin e turizmit. Biznesi në Vlorë është detyruar të eksplorojë zgjidhje të pazakonta për të mos u dëmtuar nga ky zhvillim.
“Kemi kontrata me të huajt dhe po humbasim nga kursi i këmbimit, por tani kemi filluar që të punojmë vetëm me Lekë, me monedhë vendase," shprehet Bedinaj.
Ndërkohë në tregun imobiliar ndodh e kundërta.
“Është problemshumë rënia e Euros, por tani shumica e atyre që shesin prona preferojnë që t’ishesin me monedhën Euro”.
Mes zgjedhjeve dhe sektorit turistik, sipërmarrësit duken shpërfillës ndaj garës politike, dhe duket sikur të gjitha energjitë dhe prioritetet i kanë përqendruar te gara tjetër: ajo për të tërhequr dhe për t’u shërbyer sa më shumë vizitorëve gjatë sezonit turistik të verës që po troket. (A2 Televizion)