Zgjedhjet e 14 majit në Berat, Rama: Fushata e parë që nuk flasim për ujë të pijshëm

Nga A2 CNN
8 Maj 2023, 19:21 | Politikë
Zgjedhjet e 14 majit në Berat, Rama: Fushata e parë që nuk flasim

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama mbylli fushatën elektorale në qarkun e Beratit.

Sipas kreut të qeverisë, për herë të parë në një fushatë elektorale nuk po premtohet më uji i pijshëm pasi ky fenomen është pothuajse i zgjidhur nga kryebashkiakë socialistë.

“Kjo është fushata e parë në kujtesën time ku ne nuk flasim, por mesa kam mundur të dëgjoj, askush nuk flet më për ujë të pijshëm. Sepse ne e kemi bërë realitet ujin e pijshëm 24 orë në pjesën më të madhe. E di që ka disa pika të caktuara që kanë nevojë, por puna më e madhe është bërë dhe është vetëm çështje kohe për ta përmbyllur. Në gjithë Shqipërinë mbulojmë më shumë territor me ujë të pijshëm”, tha mes të tjerash Rama. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos