Zgjedhjet presidenciale në Turqi, numërohen 90% e votave, Erdogan humb ndjeshëm terren

Nga A2 CNN
14 Maj 2023, 22:31 | Bota

Në Turqi u mbajtën sot zgjedhje presidenciale dhe ato parlamentare, një proces krejtësisht i rregullt dhe pa incidente të mëdha, ndërsa vijon me ritme të larta numërimi i votave, teksa deri në orën 22:00, janë numëruar 90% e votave.

Deri më tani kryeson Erdogan me 49.86%, por kundërshtari i tij politik Kilicdaroglu po e ngushton diferencën me 44.38% të votave.

Minutë pas minute, ndërsa më shumë numërime përfshihen në rezultatet zyrtare, tendenca tregon se epërsia fillestare e Tayyip Erdogan po zvogëlohet dhe përqindja e Kemal Kilicdaroglu po rritet.

Numërimi i rreth 90% të votave pothuajse pesë orë pas mbylljes së qendrave të votimit në Turqi (17:00), kjo shifër tregon se numërimi zyrtar po ecën me ritme shumë të shpejta. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/05/14/zgjedhjet-ne-turqi-3-viktima-gjate-procesit-zgjedhor-njeri-prej-tyre-komisioner/
https://a2news.com/2023/05/14/pjesemarrje-e-larte-ne-zgjedhjet-e-turqise-qytetaret-paraqiten-me-barela-ambulanca-e-bombola-oksigjeni/

A2 CNN Livestream

Latest Videos