Përfaqësuesja e 17-vjeçarëve të Shqipërisë është mposht 4-0 nga Franca në Air Albania në ndeshjen e parë të fazës së Elite Round, e cila të çon në Kampionatin Europian.
Skuadra e drejtuar nga Bulku e nisi ndeshjen e kujdesshme në mbrojtje, ndërsa tentativat drejt sulmit kundërshtar thuajse munguan totalisht. Pavarësisht kësaj, Franca zhbllokoi ndeshjen në minutën e 26, ndërsa vetëm 3 minuta më pas shënoi edhe golin e dytë.
Edhe pjesa e dytë pati të njëjtën histori, me francezët që realizuan edhe dy gola të tjerë, duke e vulosur këtë sfidë në 4-0.
Tashmë Shqipëria do të luajë ndaj Letonisë dhe Zvicrës, dy kundërshtarë të paktën në letër më të lehtë se Franca. (A2 Televizion)