Abuzoi seksualisht me vajza të mitura, arrestohet trajneri në Greqi

Nga A2 CNN
22 Mars 2023, 10:47 | Futboll
Abuzoi seksualisht me vajza të mitura, arrestohet trajneri në Greqi

Një trajner futbolli është vënë në pranga nga policia në Greqi, pasi akuzohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me vajza të mitura nga 12 deri në 16 vjeçe, pjesë e ekipeve që ai ka drejtuar.

Mediat greke shkruajnë se ngjarjet kanë ndodhur të paktën nga viti 2009 deri në vitin 2020. Pasi mbaronte stërvitjen e përbashkët, ai i bindte vajzat e mitura që të kryenin edhe stërvitje individuale me të dhe më pas i merrte ato në shtëpi apo palestrën ku stërviteshin.

Autoritetet greke kanë thënë se trajneri ka abuzuar seksualisht me të paktën 5 vajza, të cilat tashmë kanë arritur moshën madhore. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos