Mbappe kapiten. Tensione në kampin e “Gjelave”

Nga A2 CNN
22 Mars 2023, 10:05 | Futboll
Mbappe kapiten. Tensione në kampin e “Gjelave”

Tashmë nuk ka më dyshime! Kylian Mbappe është kapiteni më i ri i kombëtares së Francës. Në prag të sfidës me Holandën, trajneri Dechamps ka vendosur që 24-vjeçari të mbajë shiritin e kapitenit, duke shuar kështu çdo aludim.

Diçka e tillë nuk është pritur aspak mirë nga skuadra e Gjelave, e veçanërisht nga Griezman që shpresonte që të ishte ai kapiteni i francezëve, të paktën deri në fund të këtyre kualifikueseve.

Madje siç raportohet nga mediat franceze, lojtari i Atletico Madrid, për shkak të këtij vendimi, ka menduar dhe të largohet nga grumbullimi dhe nga kombëtarja franceze.

Siç raportohet, Griezman ka pasur një debat dhe me Mbappen, çfarë ka shtuar tensione në kampin stërvitor.

Mbetet për t’u parë nëse kjo do të ndikojë në lojën e francezëve. Kombëtarja e Frances do të luajë në Holandë të premten në shtëpi me duelin që nis në orën 20:45.

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli