Napoli i vendos çmimin yllit të ekipit

Nga A2 CNN
22 Mars 2023, 09:28 | Futboll
Napoli i vendos çmimin yllit të ekipit

Nigeriani Victor Osimhen ka bërë të ëndërrojnë mijëra tifozë të Napolit për fitoren në Serie A, arritje e cila duket shumë afër, por edhe për një sukses në Champions league, aty ku janë në fazën çerekfinale.

Ndërkohë, klubet më të pasura të Europës janë hedhur në sulm për të siguruar shërbimet e sulmuesit nigerian, i cili deri tani ka arritur të shënojë 25 gola këtë sezon.

I gjendur në këtë situatë, presidenti i Napolit, De Laurnetiis, nuk ka humbur kohë dhe i ka caktuar çmimin 150 milionë paund sulmuesit.

Por ai nuk është i vetmi që ka ngjallur interes në Europë. Një tjetër lojtar që po shkëlqen është edhe gjeorgjiani Khvicha Kvaratskhelia, i cili edhe pse u ble për më pak se 10 milionë euro, tashmë e ka rritur ndjeshëm vlerën e tij me paraqitjet e shkëlqyera. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos