Pas largimit të papritur nga kombëtarja italiane, Roberto Mancini duket se e ka të qartë se cili është stacioni i radhës, ku mbi të gjitha do t’i mbushë llogarinë bankare si asnjë ekip tjetër. Bëhet fjalë për Arabinë Saudite.
Sipas gazetarit italian, Gianluca Di Marzio, oferta për ish-kampionin e Europës do të jetë në shumën 18 milionë euro për çdo vit, me marrëveshjen mes dy palëve për një kontratë trevjeçare. Arabia Saudite ka kohë që kërkon një zëvendësues për Herve Renard, i cili ishte trajneri që i udhëhoqi ata në Kupën e Botës 2022 në Katar dhe mesa duket tashmë e kanë gjetur.
Kombëtarja e Arabisë Saudite do të jetë stacioni i tetë i karrierës së tij si trajner, pas Fiorentinës, Lacios, Interit, Manchester Cityt, Galatasaray-t, Zenitit dhe sigurisht kombëtares italiane. (A2 Televizion)